Kryeministri Edi Rama foli në EuroNews Albania lidhur me deklaratën e pak ditëve me parë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili teksa komentoi zgjedhjet në Shqipëri u shpreh se pas liderit të opozitës, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha, tha se kjo deklaratë ishte në fakt një hakmarrje ndaj tij.
Sipas Ramës, deklarata e Vuçiç ishte një kurth për shtetasit e Kosovës dhe në vijë të politikës ekstremiste të Serbisë, pasi duke qenë se Basha vihet nën akuzë nga Vuçiç për shtetasit e Kosovës shihet si hero.
“I dha një pilulë atyre për të marrë një hak të vogël ndaj meje për aeroportin e Kukësit dhe atë ekspozitën atje.
E kanë bërë shpesh ata nga Beogradi, identifikimin e njerëzve që i venë më për shtat politikës së tyre si më ekstremiste dhe i stimulojnë.
Dhe ata në Kosovë thonë, meqë e shau Vuçiç atë, ai është heroi”, tha kryeministri, duke iu referuar kryedemokratit Basha.