Bordi Drejtues i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB) ka zgjedhur si zv,kryetare të Bordit Drejtues, Albana Dautllarin.
Prej vitesh Dautallari ka shpërbyer si ambasadore e Shqipërisë në Këshillin e Evropës në Strasburg dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Bordin Drejtues të CEB.
Bordi Drejtues është organi më i lartë i Bankës. Ai përcakton orientimin e përgjithshëm për veprimtarinë e Bankës, përcakton kushtet për anëtarësimin në CEB, vendos për rritjen e kapitalit dhe miraton raportin vjetor, llogaritë dhe bilancin e përgjithshëm të Bankës.
Gjithashtu, Bordi zgjedh Kryetarin e tij dhe Kryesuesin e Këshillit Administrativ (organi tjetër kolegjial i CEB), si dhe emëron Guvernatorin dhe anëtarët e Bordit të Auditimit.