Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video nga spitali Memorial i Fierit i cili tashmë është gati.
Përmes rrjetit të saj social Instagram, Manastirliu krah Denisit, ekspertit i cili ka ndjekur nga afër që nga fillimi punimet e këtij spitali, shprehet se gjithçka është gati.
“Me Denisin që ka ndjekur nga dita e parë në këtë kantier dhe tani duke u finalizuar ky spital punimet, një ekspert i mrekullueshëm tashmë edhe i Shëndetësisë. Shumë faleminderit për punën. Jemi gati?”, shprehet Manastirliu.
“Shumë gati”, ia kthen Denisi.
“Jemi gati, super”, përfundon ministrja.
Ajo më herët ka publikuar edhe një foto të spitalit Memorial të Fierit, në rrjetin e saj social Facebook./ b.h
View this post on Instagram