Detaje të reja ka ndalë në dritë nga plagosja e djeshme me armë zjarri të sekretarit të degës së PD-së në Kavajë Bledi Okshtuni. Policia ka shpallur në kërkim autorin Ndriçim Jonuzi (i njohur edhe me mbiemrin Tahiri) dhe dy shokët e tij Markel Shtylla e Dorian Troplini.
Të tre personat janë në kërkim për plagosje të rëndë me dashje. Dje, rreth orës 17:40, shtetasi i identifikuar si Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri, me mbiemër të ndryshuar, futet në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në lagjen Nr. 4 dhe pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Bledar Okshtuni, 27 vjeç.
Të shtëna me armë në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë bënë që opozita të hedh akuza se ky është në sulm për qëllime politike.
Mbi të tre personat e shpallur në kërkim rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim.
Autori Ndricim Jonuzi Tahiri i shpallur në kërkim është një person me precedentë penal i dënuar në 2014 me 8 vite burg për vrasje me dashje.
g.kosovari