Një 51-vjeçar shqiptar në Itali ka vrarë me çekiç bashkëshorten e tij. Mediat në Itali bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Pove del Grappa.
Autori i krimit është identifikuar si Gëzim Alla dhe punonte në sektorin e përpunimit të hekurit, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten 39-vjeçare Dorina Alla.
Sipas raportimeve ai e ka qëlluar disa herë me çekiç, duke i shkaktuar vdekjen pas një sherri që kishin pasur ditët e fundit.
Pas krimit ai ka marrë në telefon policinë dhe ka treguar të gjithë ngjarjen dhe brenda pak minutave është arrestuar. Efektivët e Bassano del Grappa ndërhynë menjëherë dhe pas mbërritjes së ambulancës konstatuan se 39-vjeçarja kishte ndërruar jetë në vend.
Ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e para tregojnë që shkak është bërë një konflikt mes tyre. Fqinjët kanë treguar për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar.
/a.r