Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka shpërthyer ndaj ‘byrektores’ së Lulzim Bashës.
Ai shprehet se nëse patronazhisti i tij duhet të telefonojë Bashën dhe ti thotë që nuk është shitur tek kryeministri Edi Rama.
Më tej, Kulluri shprehet se me këtë rast shpëton nga call ceterat e kunatit që po e acarojnë.
“Ky patronazhisti im do i bëjë një telefon Lulit e ti thotë që “nuk jam shitur te Rama” por thjesht me neverit Republika e Re?!
Me këtë rast shpëtoj edhe nga call centerat e kunatit që më çajnë dërrasat në telefon!
P.S. numrin tim mund ta marrin vetëm miqtë, të afërmit dhe demokratët e jo lloj-lloj “cerri” i byrektores hollandeze! “, shkruan Kulluri.
/a.r