Në vijim të turit të tij elektoral, kreu I PD Lulzim Basha zhvilloi pasditen e sotme takimin elektoral në Vorë.
Ai që ra në sy krah Bashës ishte ish kryebashkiaku Fiqiri Ismaili , që është njëherësh dhe krushku i Fatmir Mediut. Kujtojmë se ky i fundit si ministër i Mbrojtjes në qeverinë “Berisha” akuzohet si një ndër përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit 13 vite më parë duke favorizuar Shkëlzen Berishën në tregtinë e armëve. Ndërkohë që si Mediu ashtu dhe Berisha konkurrojnë në listat e PD në qarkun e Tiranës duke kërkuar vota edhe në Vorë dhe Gërdec.
Aktualisht krushku i Fiqiri Ismailit, Fatmir Mediu ka dhe një dosje në SPAK pas një kallëzimi të familjes Durda e cila humbi djalin e saj.
“Kërkesa është për të çuar në gjyq dosjen për të vetmin të pandehur që nuk u gjykua asnjëherë nga tragjedia e Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes i asaj kohe Fatmir Mediu. Kjo është një kërkesë e përsëritur prej shumë vitesh dhe prokuroria në asnjë rast nuk e ka çuar dosjen për gjykim pasi u mbyll në vitin 2009 për shkak të marrjes së imunitetit” tha avokati Dorian Matlija.
Avokati i familës Durda, Dorian Matlija thotë se ishtë Fatmir Mediu ai që urdhëroi që në Gërdec të demontoheshin armë të kalibrit të madh, edhe pse ky urdhër ishte kundra vendimit këshillit të ministrave.
“ Ka një gjë që e lidh vendimarrjen e ish-ministrit të asaj kohe është pikërisht një urdhër I vitit 2007, I cili lejoi të demontoheshin kalibra të mëdhenj. Më pas sololi sasi të mëdh baruti e kombinuar edhe me keqmenaxhmin e kompanisë private dhe solli shpërthimin. Një gjë e tillë ishte e palejueshme, por me gjithë atë ai e bëri”, është shprehur më herët avokati I familjes Durda për përgjegjësitë e mediut.
Ndërkohë vetë Fiqi Ismaili u shoqërua në 2015 në polici pas publikimit në media të video-denoncimeve për blerje votash.
/a.r