Kryeministri Edi Rama gjatë një bisedimi me të rinjtë në Tiranë nuk i ka kursyer batutat.
Ai është ndalur tek një lajm që u shpërnda në mediat online ku thuhej se Rama i është nënshtruar ndërhyrjes në fytyrë për të eliminuar rrudhat që njihet edhe si “botox”. Por sipas Ramës nuk bëhet fjalë për “botox” por për pagjumësi”
“Rri pa gjumë tre ditë dhe të fryhet fytyra si të bësh botox. Kush do gjumë do edhe botox. Kush nuk e gjumë s’ka nevojë për botox” ka thënë Rama.
Por Rama duke u ndalur në fjalën e tij për debatin mbi patronazhistët thumboi dhe presidentin Ilir Meta.
“Jam i bindur se me të mbaruar këtu do të vijë një klithmë nga Vlora e do të thotë se po me detyroni të bëj atë që nuk e kam bërë kurrë bashkë me doktorin e madh në fushatë. Që ti je futur në fushatë këtë e di çdo patronazhist. Por atë që ti nuk e di është se ti do të dalësh nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur”, tha kryesocialisti./ b.h