“Mimi super kinge”/ Kodheli për deklaratat e Ramës: Jemi rritur pranë, bashkëpunim i gjatë në politikë

Kodheli 2

Kandidatja e PS-së për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” ka komentuar deklaratën e Ramës, që ndër të tjera deklaroi se Mimi ka qenë super kinge.

Kodheli theksoi se ajo dhe Rama janë rritur me njëri-tjetrin, ndërsa shtoi se është kërkuar nga Edi Rama që të japë kontribut në PS, edhe pse ka kundërshtuar shumë figura të majta në qëndrimet që kanë mbajtur.

“Bëri edhe njëherë shaka kryeministri. Prindërit kanë qenë miq, ne jemi të një moshe, e kemi parë njëri-tjetrin duke u rritur. Kemi 20 vjet që bashkëpunojmë, duke filluar nga Bashkia e Tiranës. Jam kërkuar prej tij, edhe pse kam kundërshtuar disa figura të djathta e të majta. Nuk më interesonte fillimisht politika, bëja profesionin tim.

Kur jam futur në politikë, kisha realizuar të gjitha ëndrrat e mia. Ajo që na bashkoi ishte ndryshimi i Tiranës. Por, kam akoma shumë për t’i dhënë shoqërisë. Sa i përket Ditmir Bushatit, kam bashkëpunuar me të prej shumë kohësh. E vlerësoj Ditmirin për çfarë i ka dhënë politikës dhe Ditmiri duhet ta vlerësonte politikën, sepse ishte 6 vjet ministër i Jashtëm. Ditmirin e shoh aktiv në politikë”, u shpreh Kodheli.

Në lidhje me ftesën e Ramës për Bashën për një qeverisje të mundshme, Kodhelii nënvizoi se për hir të interesave të vendit do të bënte pakt edhe me djallin.

“Shqipëria nuk është i vetmi vend që konsumon të tillë retorikë në politikë. Do kisha bërë pakt edhe me djallin për hir të vendit, e jo më me kundërshtarin politik. PS ka treguar në më shumë se një rast se mund të ket6ë bashkëpunime në momente kardinale.

Nëse duhet që të hyjmë në koalicion, do të ishte mirë ta bënim, sepse Shqipëria kalon në moment kyç si hapja e negociatave, që dërgon në forcim të institucioneve. Momenti kyç duhet të fokusohet në bërjen në zgjedhjet e ndershme e të drejta. Ne kemi bërë koalicion me PD-në edhe më 2017. Merkel ka qeverisur me kundërshtarët dhe askush nuk i ka thënë absolutisht asgjë”, deklaroi Kodheli.

E pyetur se si shkon fushata në Tiranë dhe nëse sheh pakënaqësi tek njerëzit, Kodheli tha se kryeqyteti ka një dinamikë të jashtëzakonshme dhe sjell problematikat e një metropoli.

“Do kisha dashur që ne të mund të ndanim pak zgjedhjet lokale ndaj atyre parlamentare. Shpesh herë ka qasje të banorëve për problematika që është pushteti zgjedhor që duhet t’i zgjidhë. Por është OK sepse është në kushtetutë që deputeti duhet të jetë pranë qytetarëve.

Tirana është një qytet me një dinamikë të jashtëzakonshme. Ishin 200 mijë banorë kur isha nënkryetare, tani janë 1 mln e 200 mijë. Është një metropol që sjell dhe problematikën e një metropoli.

E gjitha e bën sa dinamike dhe të vështirë menaxhimin. Të paktën për qytetarët e Tiranës rezultati do jetë i mirë, madje shumë i mirë sepse është punuar shumë. Unë kam njësinë e Farkës, dikur shkoja si ministër mbrojtje, shkoja, mbaroja punë dhe ikja, kurse tani shikoj një realitet tjetër, një infrastrukturë që ka ndryshuar në mënyrë radikale. Sigurisht që ka problematika, por është në dinamikë. Tirana për mua do të votojë majtas në mënyrë të konsiderueshme”, tha Kodheli.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com