Ashtu siç edhe pritej, Fidel Ylli është presidenti më i ri i Komitetit Olimpik Shqiptar.
Pas asamblesë së ditës së sotme, ku është votuar për presidentin dhe drejtuesit e tjerë të KOKSH, Fidel Ylli është zgjedhur në krye të këtij institucioni me shumicë votash.
Ylli ka fituar me 40 vota, kundrejt 4 votave për Martin Bibën dhe 12 votave për Vojo Malon, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.
“E thashë në fjalën time që nuk doja të hyja në këtë garë, por e pashë që gjithë ai kontribut që unë jap në parlament të shkonte dëm.
Iku koha që sekretarin e zgjidhte presidenti dhe pastaj kishte sherr mes tyre. Jam mirënjohës për të gjthë ata që më votuan dhe nuk më votuan.
Të japim një mesazh që të gjitha Federtata të bëjnë këtë gjë në zgjedhje. Unë do kem prioritet sportin elitar për olimpizmin në botë.
Do ngrejmë shpejt një grup pune që të dalim mirë për Olimpiadën e Tokios. Kemi shpresë që jo vetëm të hyjmë në zonën e medaljes, por Briken Calja me rezultatet në Moskë ka mundësi të sjellë në Shqipëri një medalje olimpike”, tha Fidel Ylli.