Epidemiologu Vasil Bashari ka folur për infektimet në masë pas vaksinimit në qytetin e Gjirokastrës.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që nuk duhet ta ulin vigjilencën, jo vetëm pas dozës së parë por as pas dozës së dytë pasi vaksina nuk të shpëton 100%.
“Njerëzit kujtojnë se bënë njërën dozë dhe janë të mbrojtur. Por ata s’duhet ta ulin vigjilencën. Nuk ju shpëton vaksina, ajo ju mbron ju bën më imunë por jo se ju shpëton.
Kisha para ca ditësh një çift që dolën pozitivë 6 ditë pas vaksinimt. Se njerëzit ulin vigjilencën, shkojnë nëpër supermarkete pa maskë, pa u mbrojtur.
Duhet të jemi të kujdesshëm, duhet të vazhdojmë të mbrohemi,” tha Bashari.(tch)
g.kosovari