Kryeministri Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme është mbyllur përfundimisht mundësia për të bashkëpunuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Kjo sipas tij pasi LSI ka degraduar dhe ka rrjedhur bashkë me kohën, e bashkë me të edhe ish-kryetari i saj Ilir Meta.
“Është e vërtetë se kemi bashkëpunuar dhe nuk kam pishman se falë atij janë bërë plot punë të mira. Koha ka rrjedhur dhe bashkë me kohën ka rrjedhur shumë edhe Ilir Meta dhe ka degraduar shumë edhe LSI dhe është kthyer në shëmbëlltyrën e mekanizmit të vet të brendshëm. Kap ca të kapësh, kë të kapësh dhe kë të mundesh. LSI është e papërdorshme për qëllime të mira. Që bashkë me kohën ka rrjedh edhe Meta ky nuk është sekret e dinë gjithë shqiptarët”, theksoi Rama, i ftuar në emisionin të “Paeskpozuarit”.
/a.r