Presidenti Ilir Meta denoncoi në një konferencë për media se në disa bashki të Qarkut të Korçës është vjedhur identiteti i njerëzve të thjeshtë, nga persona me rekorde kriminale.
Sipas Kreut të Shtetit, persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin.
“Për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 Prillit i jam drejtuar zyrtarisht institucioneve të drejtësisë për të hetuar për një skandal të radhës që ka marrë përmasa ndërkombëtare duke përfshirë edhe Shqipërisë. Jam vënë në dijeni të disa fakteve ku rezulton se në disa bashki të qarkut të Korçës, disa shtetas të përfshirë në veprimtari kriminale janë pajisur me pasaporta të personave të tjerë pa probleme me ligjin.
Shtetas të huaj apo edhe shqiptarë janë pajisur me dokumente duke vjedhur identitetin e shtetasve të tjerë pa dijeninë e tyre. Për shkak se mbajtjes së dy shtetësisë së personit që i është marrë identiteti janë pajisur edhe në Maqedoni me dokumente. Ky rrjet është zbuluar në disa vende europiane. Origjina rëndon edhe në autoritetet përgjegjëse. Një pjesë e tyre janë pajisur fillimisht në Korçë dhe Pustec”, tha Meta./ b.h