Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me gra të një biznesi fason në qytet për të folur mbi projektin e punësimit, rritjes së pagave dhe kushteve të punës. Duma tha se bashkia do të ketë një fond i cili do të paguajë sigurimet e të rinjve dhe grave kryefamiljare.
“Për të rinjtë dhe për gratë që e mbajnë familjen të vetme do të ketë një subvencion, një fond për paketën e sigurimeve që bashkia tu subvencionojë dhe ju të mund tu rritet rroga. Punësimi është situata e parë që ne të gjithë duhet të kemi prioritet sepse papunësia është problem dhe nëna e të gjithë të këqijave”, tha Duma.
Sipas Dumës, ky fond do të rrisë punësimin tek të rinjtë dhe gratë në qytet me pagë dhe kushte më të mira pune. Ajo shtoi se bashkia do të ulë taksat me 30 % duke hapur më shumë mundësi për punësim në Durrës.