Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për 5 grabitësit e vilave luksoze në Tiranë. Pas kërkesë së prokurorisë Tiranë, gjykata vendosi masën arrest me burg. Hektor Qirjazi (i njohur edhe me emrin Dorjan Lamani ), Dajvid Dosti, Klodian Çypi, Halil Topalli dhe Redian Begaj.
Gjatë seancës asnjë nga grabitësit nuk ka folur, as duke pranuar veprat dhe as duke i mohuara to, por kanë dëgjuar vetëm vendimin e gjykatës.
Ata u kapën pas grabitjes së një vile pranë qendrës tregtare TEG, teksa me mijëra euro dhe bizhuteri tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Dajvid Dosti, një prej anëtarëve të grupit në dëshminë e tij para grupit hetimor, është shprehur se me Qirjazin është takuar për herë të parë në Skrapar, pas kontakteve që kanë pasur në rrjetet sociale. Natën e arrestimit, teksa ndodhedhin në vilën që grabitën, Dosti shpjegon se e ka ftuar Qirjazi që të kryente ‘punën’. Ai shton se ka kaluar murin, ka hyrë në vilë, ka gjetur kasafortë dhe ka marrë 16 mijë e 250 euro. Grupi u vu në pranga më 12 prill. Qirjazi ishte shpallur në kërkim prej 8 vitesh nga autoritetet greke si pjesë e një grupi grabitësish të dhunshëm në shtetin fqinj, ku edhe ka marrë dënimin me burg të përjetshëm. Në Shqipëri, bashkë me të arrestuarit e tjerë, Qiriazi kishte krijuar një grup tjetër, duke piketuar vilat e “të pasurve” të zonës.
Gjatë operacionit të arrestimit të 5 grabitësve policia ka sekuestruar një armë zjarri automatik, me dy krehër dhe 123 fishekë, 17.150 euro, 2 radio marrëse-dhënëse si ato që përdor Policia e Shtetit, bizhuteri të ndryshme floriri, si unaza, vathë, ora dore, varëse, medialionë, 1 automjet tip “Ford”, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve të blinduara.
g.kosovari