Sipas një studimi të ri, Pfizer mund të zvogëlojë numrin e të moshuarve të shtruar në spitale me tre të katërtat.
Të moshuarit që kanë marrë një dozë kanë më pak të ngjarë të shtrohen në spitale në krahasim me personat e pavaksinuar. Studimi shqyrtoi të dhënat e 170,000 personave të moshës 80 deri 83 vjeç që morën vaksinën Pfizer / BioNTech nga 15 deri në 20 dhjetor të vitit të kaluar.
Këto të dhëna më pas u krahasuan më të dhënat e të moshuarve të moshës 76-79 vjeç të cilët nuk ishin vaksinuar. Studimi arriti në përfundimin se, brenda vetëm 21 ditëve shtrimet në spital u ulën me 50% . Infeksionet gjithashtu me 55%.
Shtrimet në kujdesin intensiv u ulën në 75%, 41 ditë pas dozës së parë, ndërsa infeksionet ranë me 70%.
Sir Simon Steven, CEO i NHS, tha: ‘Vaksinat po zvogëlojnë me sukses numrin e shtrimeve në spital dhe vdekjet në mesin e grupeve që kanë bërë vaksinën.
Të dhënat që kemi analizuar tregojnë një ulje prej 75% të shtrimeve në urgjencë për personat që janë vaksinuar dhe, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz po vaksinohen, numri pritet të ulet edhe më shumë.
g.kosovari