Koordinatori i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, lidhur me kontestimin e logos të kësaj force nga Partia Demokratike në Kolegjin Zgjedhor.
Patozi në reagimin e tij thekson se “zgjedhjet nuk janë çështje logoje, por çështje zemre dhe fryme”.
Kujtojmë se Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet ligjore Ivi Kaso ngriti në prani të komisionerit, Ilirian Celibashi shqetësimin e ngjashmërisë së logos së selisë blu me “Bindjen Demokratike”.
Por, ka qenë Fabian Topollaj, i cili me argumenta ka hedhur poshtë deklaratat e Kasos.
“E konsideroj të mbyllur pjesën e stilizimit të logos. Ne me kënaqësi e kemi ndryshuar logon, në kohë rekord, dhe me qëllim që eta e votimit të miratohet, të bëhet sa më shpejt dhe të vazhdojë procesi”, ka thënë më herët Topollaj./ b.h