Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se, në datën 20 prill, përfundon projekti NEST, “Networking for Smart Tourism Development”, që ka qëllim zhvillimin e turizmit inteligjent, i financuar nga programi Interreg – IPA CBC Itali – Shqipëri – Mali i Zi.
Partnerët e projektit NEST nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi, u mblodhën sot me rastin e ngjarjes përfundimtare, për përpjekjet e të gjithë partnerëve drejt zhvillimit të turizmit inteligjent përmes qasjeve inovative për destinacionin ndërkufitar të turizmit të zgjuar në zonën IPA, në funksion të skenarëve të ardhshëm të transformimit digjital brenda industrisë së turizmit.
Gjatë këtij takimi, në kuadrin e inovacionit të turizmit, për një zhvillim të qëndrueshëm dhe inovativ të një zone, partnerët përcollën përvojat e tyre në rritjen e aftësive dhe zhvillimin e kompetencave në zonat e tyre përkatëse, falë veprimtarive të ndërtimit të kapaciteteve për bashkëpunimin ndërkufitar.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe bashkëpunëtorë të projektit NEST, të cilët e vlerësuan marrëdhënien midis palëve.
/a.r