Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të hetimit, Aida Hajnaj, ka njoftuar se janë 32 vende vakante pune për pozicionin e punës ‘hetues’.
Hetuesit të cilët do të punësohen do të kenë detyrimin të kryejnë hetime penale nën drejtimin e SPAK dhe për t’u punësuar duhet të përmbushin kushtet e sigurisë që janë përcaktuar në nenin 6 dhe nenin 38 të Ligjit nr. 95/2016.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm që gjendet më poshtë bashkë me njoftimin zyrtar dhe duhet t’a dorëzojnë aplikimin e tyre brenda datës 20 prill.
g.kosovari