Ambasadorja Kim: “Reforma në Drejtësi investimi më i madh i SHBA për Shqipërinë”

04f38b41890541f593ec55fe304b43d5

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, e ftuar në emisionin “Përballë”, tha se Reforma në Drejtësi, është një nga investimet më të mëdha të SHBA-së, për Shqipërinë.

Ajo theksoi se SHBA ka bërë pjesën e saj, ndërsa shtoi se tani i takon Shqipërisë të vendosë tullat për një demokraci më të konsoliduar.

“Jam vetëm një e huaj në vendin tuaj, në fund të fundit e vendos populli shqiptar. Mendoj që çdo vend është i ndryshëm dhe duhet të marrë në konsiderata. Po i kthehem diçkaje që ju thatë, jo thjeshtë Reforma në Drejtësi, por investimet.

Demokracia dhe e erëndshmja e Shqipërisë nuk do të jetë që dikush të ndërton një shtëpi dhe ti thjesht jeton. Kemi të bëjmë me një projekt të vështirë, ju dhe unë. Të gjithë miqtë tuaj anembanë botës, përfshirë BE. Është një projekt që e ndërmarrim së bashku dhe duhet ta ndërtojmë tullë pas tulle, e ju të jetonin në Shqipëri. Është një projekt që duhet ta ndërtoni dhe ne do ju ndihmojnë.

Kur njerëzit thonë që Shqipëria ka qenë gjithmonë e korruptuar mendoj se janë broçkulla dhe ka si qëllim të vrasë shpresën. Siç kam thënë, shpresa është një armë, mjet dhe jo diçka që duhet lejuar të ritet lehtë.

Shihni faktet. Mendoni për fëmijët tuaj, shkoni në votime për 25 prill dhe krijoni një bazë. Nëse do të isha qytetare shqiptare, s’do e pranoja dikë që merr para nga taksat tuaja dhe thjesht sa rri ulur në Parlament. SHBA është e nderuar që është në gjendje që do të ndihmojë miken e saj, por tani është pjesa juaj”, u shpreh Kim.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com