Pak ditë më parë Lulzim Basha është pyetur drejtëpërdrejt në lidhje me vrasjet e 21 Janarit. Analisti Skënder Minxhozi i ka kërkuar kreut të sotëm të PD një vlerësim për ngjarjen kur ai drejtonte Ministrinë e Brendshme. “A janë vrarë padrejtësisht katër persona në 21 Janar?” ishte pyetja e Minxhozit.
Por Lulzim Basha ka zgjedhur të refuzojë një përgjigje në studion e “Real Story”.
Ai shprehet se nuk ka ndërmend të përgjigjet për diçka që sipas tij ka folur me dhjetëra herë. JavaNeës sjell të zbardhur shkurtimisht debatin, ndërkohë që mund të ndiqni videon e emisionit.
Minxhozi: Meqë keni qenë Ministër i Brendshëm në 21 Janar dhe keni mbrojtur një variant të caktuar atë ditë… Dhe sot kemi një skandal që asnjë komision i vendosur prej jush nuk ka një raport final. A mendoni se atë ditë katër njerëz u vranë pa të drejtë?
Basha: Nuk ka gjë më të padobishme për shoqërinë se sa të përpiqesh të përdorësh të kaluarën duke manipaluar faktet në mënyrë që të ndalësh të ardhmen. E kaluara e Edi Ramës këto 8 vite i heq të drejtën të kërkojë votën edhe katër vite. Unë s’mund të përgjigjem për gjëra që jam përgjigjur me dhjetëra herë.
Minxhozi: Ja pra ju bëra pyetjen…
Basha: Më fal, unë të dëgjova. Mos ndërhy! Ky është zhurmues. Ti nuk bëre pyetje, por konstatim. Unë kam hallin e atyre njerëzve që sot i kanë vënë fëmijët pa bukë për të fjetur…
Biseda e plotë: