Pas heqjes së masës kufizuese të ndalimit të fluturimeve me Britaninë e Madhe, nesër rifillojnë fluturimet.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, njoftoi se nesër pritet fluturimi i parë dhe ka sjellë në vëmendje të pasagjerëve hapat që duhet të kenë parasysh përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqesin bashkë me pranimin e biletës në aeroport.
Kështu, sipas TIA-s, kërkohet me rigorozitet: të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore, tamponi PCR i 72 orëve të fundit, vërtetimi se se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli.
“Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar”, njoftoi TIA.
“Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri”- njofton TIA.
/a.r