Veliaj thotë se nuk vë bast për zgjedhjet, por beson se LSI do të marrë humbje të pastër e thyhet në mes, në mënyrë metaforike apo pjesëtuar për dy krahasuar me mandatet e 2017.
Sipas tij as PD nuk i ftion dot zgjedhjet, ndërkohë thotë se deri më tani Meta është qartazi lider i opozitës, kurse Berisha nuk po merr pjesë në fushatë, ndërsa Bashën e kanë toleruar deri tani.
Për Veliajn më 25 prill në darkë menjëherë pasi të mbyllen kutitë e votimit, Berisha dhe Meta do të hidhen për t’u bërë zotër të skenës politike pas votimit.
Presidenti Meta nuk i merr lejën Bashës, Basha i merr atij dhe Berishës. Përderisa Meta e nis aksionin ,dhe nga çdo gjumë e ëndërr
Qartazi lider është Meta, qartazi tek Rinasi, që ishte akt i paprecedentë. Fillimisht dalin berisha e Meta, dhe pastaj hidhet Luli.
Lulin e kanë toleruar pa qenë fizikisht prezentë. Më 25 prill në darkë do të jenë zotër të skenës politike.
Të shohësh si Meta degradon, është sjellje ordinere, të dhunosh policin që sapo të ka nderuar. LSI shkon me humbje të pastër.
PD nuk i fiton zgjedhjet, por rikthimi në parlament. I referoj Tiranës, ka enë komunikuese. Fakti që njerëzit thonë se kanë turp që janë me LSI. Ajo që besoj është që, e dyshoj që LSI rikuperon më shumë se ç’ka pasur. Jam gati me çfarë kam parë, unë bast nuk ëvë, po parashikimi është që LSI thyhet në mes. Pjestuar për dy. Berisha dhe Meta si dy dinozaurët e mbetur nga tranzicioni kanë Pazar afatgjatë. Meta ka tradhëtuar të majtën në momentin më kritik të vendit.
Kisha një shpresë që e majtë mund të bashkohej, por Meta që bërtet dhe e shet si virtyt. Pjesa e elektoratit që besonte se Meta është i majtë, e ka parë. Kush ka pasur dyshime, ka pasur mjaftueshëm aksione, si tek FRD, Rinas. Për të parë kush janë. ‘’- tha Veliaj.