Amerikani Vitaliy Grechin, është biznesmeni i pasur që qëndron pas fotosesionit të cilësuar si skandaloz, ku disa modele u shfaqën të zhveshura në një ballkon në Dubai. Grechin besohet të jetë në paraburgim dhe mund të përballet me një vit e gjysmë burg.
Grechin është cilësuar si një person me shumë influence dhe është fotografuar me një varg emrash të famshëm përfshirë Barack Obaman, Hillary Clinton, George Clooney dhe Sylvester Stallone.
Ndërkohë, modelet e përfshira në videon virale, ku shfaqeshin të zhveshura në një ballkon në Dubai, ndodhen në paraburgim dhe do të deportohen në vendet e origjinës.
Vajzat e moshës 18-22 vjeç janë nga shtetet ish-Sovjetike, konkretisht nga Rusia, Moldavia, Bjellorusia dhe Ukraina dhe u arrestuan me akuzën e shthurjes.
Videoja është regjistruar në mes të ditës në ballkonin e një ndërtese që ndodhet në lagjen “Marina” në Dubai.
Imazhet erdhën disa ditë para Ramazanit dhe tronditën autoritetet e Emirateve që edhe pse kanë ligje më të lehta në krahasim me vendet e tjera të Gjirit, nuk lejojnë alkoolin, puthjen në publik dhe zhveshjen.
g.kosovari