Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
Teksa na ndajnë 13 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me afatin kohor mesatar të reagimit të policisë pas marrjes së një njoftimit.
Më pas ai ka faktuar se sot është 18 minuta koha e reagimit të shërbimeve policore, nga 40 minuta që ishte në 2013.
Ai shtoi se shpejtësia e reagimit do të ritet edhe mëtej në vitet që vijnë.
“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.