Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shkresë që daton mbi 90 vite më parë. Ai shkruan se banorët e Lumit të Vlorës e kërkuan ndërtimin e rrugës që prej vitit 1930 dhe në vazhdim. Por sipas shefit të qeverisë, ky projekt u realizua vetëm nga qeveria e Partisë Socialiste.
“Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën banorët ua kërkuan të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë sonë” – thotë Rama teksa publikon dy faksimilet: