Teksa na ndajnë më pak se 14 ditë nga dita e zgjedhjeve një kontrast i madh vërehet gjatë takimeve elektorale në zbatimin e masave antikovid mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Kryeministri Edi Rama publikoi foto të dy takimeve të zhvilluara sot në Laprakë nga Partia Socialiste dhe në hyrje të tunelit të Kërrabës nga Partia Demokratike.
Në takimin e mbajtur nga PD, shfaqen njerëz të grumbulluar dhe vihet re mungesa e respektimit të masave antikovid duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Në anën tjetër shfaqet takimi i PS me të rinjtë në Laprakë, ku qytetarët janë të ulur në karrige dhe në distancë mes tyre dhe duken qartë se janë zbatuar masat antikovid në mbrojtje të jetës së secilit.