Dy policë spanjollë u vranë pas një sulmi taleban në zonën e ambasadave në Kabul, dje nën mbrëmje vonë, njoftoi Ministria e Brendshme spanjolle, që shtoi se personeli i ambasadës spanjolle ishte evakuar.
“Dy policë humbën jetën pas atentateve të talebanëve në Kabul”, tha ministria e sipërcituar.
“I gjithë personeli i ambasadës së Spanjës, përfshirë funksionarët e policisë kombëtare, pjesë e ekipit të sigurisë, u evakuan pas një ndërhyrjeje që zgjati disa orë”, theksoi i njëjti burim.
Ambasada e Spanjës në Kabul ndodhet në një zonë shumë të preferuar nga të huajt në kryeqytetin afgan, skenë e atentateve të shpeshta të talebanëve.