Sot drejtuesi i LSI në Pukën, Demir Syla është proceduar penalisht nga Policia pasi është kapur në flagrancë bashkë me sekserin e tij, duke shpërndarë para në këmbim të votës vota
Ndryshe nga Syla që është proceduar, sekseri i tij Vasil Shabani është arrestuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e Shabanit, në qytetin e Pukës, shërbimet e Policisë kanë gjetur 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit. Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e biznesit të shtetasit Demir Syla, Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit, si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemer) me 27 persona dhe numrat e ID.
Ndërkohë që pas këtij rasti të krimit zgedhor në vend, ka reaguar edhe partia e Monika Kryemadhit në Shkodër të cilët, kanë justifikuar në mënyrë të turpshme ngjarjen e sotme ku sekserët e LSI u kapën me lekë në makinë, gati për të blerë votat e qytetarëve.
Mona e justifikon blerjen e votive si një ushtirim zgjedhor, në vijim të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit. Por a do të reagojë Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili para disa kohësh u zotua se do të mbrojë qytetarë të cilët shantazhohen, kërcënohen apo intimidohen me blerjen e votës në zgjedhjet e 25 Prillit.
Përmes një deklarate në daljet televizive Presidenti Meta theksoi se nëse preket një votë në zgjedhjet e 25 prillit, çdokujt do i pritet dora tek sheshi “Skënderbej”.
“Detyra e qytetarit është të votojë. Unë i them qytetarit kush ju ka bërë presion me vendin e punës, kush ua ka blerë votën, ndëshkojeni me votëpor nëse një votë vidhet, do u pritet dora në sheshin ‘Skënderbej’, Kryemadhit të parit, Lulit të dytit dhe Edit që është i treti. Ky është një premtim i Presidentit të këtij vendi. Nëse ka një bandit që do të tentojë të blejë vota si në Shijak dhe Dibër do ua pres unë dorën, unë Presidenti i Shqipërisë. Një votë të vidhet do të pritet një dorë. Nuk është në kuptimin figurativ”, është shprehur më herët Meta.
Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit lidhur me këtë skandal të Parisë që drejtohet nga bashkëshortja e tij. Edhe pse një President është mbi palët këtë fushatë, Meta është angazhuar fuqishëm për të mbeldhur sa më shumë vota për LSI-në e cila po tkurret dita ditës me të larguarit që shkojnë sa tek Partia Socialiste apo parti të tjera./CNA.al