Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ndodhet në Peshkopi, ku zhvillon takime elektorale me banorët.
I rrethuar nga militante të PD-së dhe më flamuj, Basha ka përshkuar një rrugë në këmbë, duke përshëndetur qytetarët.
Teksa u ngjit në makinë për folur me qytetarët Basha tha se Dibra është një uragan i shpresës për ndryshim pas zgjedhjeve të 25 prillit.
‘Ju falënderoj nga zemra për këtë uragan të shpresës, uragan të entuziazmit dhe shprehjes së këtij padurimi të Dibrës për ndryshimin. Vite me radhë kam qenë në mesin tuaj dhe kurrë nuk më ka munguar mbështetja respekti, dashamirësia jua, por si asnjëherë më për se kam parë këtë shesh të mbushte me shpresën për ndryshim dhe me vendimin e zgjuar të banorëve të mençur të Dibrës për ti prirë ndryshimit të 25 prilli.’– tha Basha./ b.h