Një tjetër mjek shqiptar ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19. Mësohet se ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare mjeku i njohur korçar, Adhon Polena.
Polena ishte infektuar nga Covid-19 rreth 1 muaj më parë ndërsa gjendja e tij u rëndua në fillim të prillit. Ai ishte transportuar në spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa mbrëmjen e sotme fatkeqësisht mjeku i njohur është ndarë nga jeta.
Doktor Adhoni do të mbahet mend si një nga intelektualët korçar, një familjar me vlera dhe një qytetar i rrallë. Adhon Polena është djali i doktorit të njohur ikonës së mjekësisë, Sotir Polena.
g.kosovari