Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me kandidaten e 31-të të PS në Tiranë, Bora Muzhaqi.
Rama është interesuar tek Muzhaqi për punën që po bën LSI në Tiranë.
Ai ka kërkuar që më 25 prill LSI-së t’i jepet goditje, ndërkohë që thekson se një pjesë e mbështetësve të saj do të kthehen tek PD, ndërsa të tjerët te PS.
Telefonata e Ramës me Muzhaqin:
Rama: Bora, si je Bora?
Muzhaqi: Mirë kryeministër, si jeni
Rama:: Unë mirë jam, si shkon puna.
Muzhaqi: Mirë, mbarova një takim me studentët. Vijojnë me mbështetjen e tyre, në fillim janë skeptikë, por ka dhe që duhet të afrohen, se fati varet
Rama: Ç’të duhet politika? Po nuk u morre me politikë, merren të tjerët. Merret politika pastaj me ty. Po në territor?
Muzhaqi: Në territor mirë. Zona gri, të pavendosurit po e kuptojnë se nga mërzia e pakënaqësia, vetëm mandati i tretë është garancia,
Rama: Tani pakënaqësitë dhe mërzitë janë legjitime, duhet ta pranoni si fakt. Njerëzit kanë të drejtë të ankohen, për shumëçka që nuk ju ka ecur mbarë, por ka vetëm një rrugë, të vijojmë të ngjitemi me durim. Po këta ça bëjnë xhagajdurët e LSI?
Muzhaqi: Me thënë të drejtën nuk i shoh, asgjëkundi, në terren. LSI në Tiranë po humbet përditë. Ata që ishin gënjyer me ndonjë vend pune po i kthehen PD. E kuptojnë që s’janë të majtë.
Rama: Një pjesë e tyre do kthehen tek PD. I kanë marrë, mbajtur peng me punë e me rroga e me zijafete, pjesa tjetër tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta të familjes tonë duhet t’i integrojmë sa më shpejt. Më 25 prill duhet t’u japim dërmen.
Muzhaqi: Po shoh që po kthehen. Shoh rezultatet e vaksinimin, isha me pedagogë, dhe ndihen lirshëm për veten. Mësuesit po ashtu. Po i kthehen me entuziazëm punë. Vaksinimi po merret me me pozitivitet.
Rama: Forca Bora, shkrije akullin. Të përqafoj fort e mirupafshim.