Deri tani, gjatësia e autostradave në Kinë ka arritur në 160 mijë kilometra duke zënë vendin e parë në botë. Zhvillimi i shpejtë i autostradave kineze ka pasqyruar procesin e industrializimit dhe të urbanizimit të Kinës.
Më 31 tetor të vitit 1988, u vë në përdorim autostrada e parë kineze, autostrada Shangai-Jiading. Pas kësaj, ndërtimi i autostradave kineze ka shpejtuar hapat. Në vitin 1995, gjatësia e autostradave kineze arriti në 2141 kilometra. Në vitin 1999, gjatësia kaloi 10 mijë kilometra duke zënë vendin e katërt në botë. Në vitin 2012, gjatësia e autostradave kineze arriti në 96 mijë kilometra, duke kaluar për herë të parë ShBA-në e duke u renditur e para në botë.
Gjatë periudhës së “Planit të 13-të 5-vjeçar”, autostradat kineze hynë në etapën e re të zhvillimit të rregullt dhe me cilësi të lartë. Deri në fund të vitit 2020, gjatësia e autostradave kineze arriti në 160 mijë kilometra. Është krijuar në përgjithësi rrjeti i autostradave kryesore kombëtare që mbulon rreth 99% të popullsisë dhe qytetet me mbi 200 mijë banorë.