Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 100 mijë vaksina të tjera anti-Covid.
Lajmin e konfirmon kryeministri Edi Rama i cili publikon edhe pamjet LIVE nga mbërritja e dozave të reja.
Ai shkruan se kjo vonesë prej një dite erdhi si pasojë e tentativës çmendurake për të bllokuar fushatën e vaksinimit. Rama i referohet kështu bojkotit të punës nga disa kontrollorë të Albcontrol, të akuzuar si bashkëpunëtorë me Sali Berishën dhe Ilir Metën.
“Aeroporti Nënë Tereza – Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid. Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë” – thotë Rama.
/javanews/a.r