65 kontrollorë të AlbControl kanë braktisur dje punën, duke shkaktuar paralizimin e trakut ajror në vendin tonë.
Ata kërkojnë rikthim të pagës në nivelin e 4.400 dollarëve sa e kanë pasur një vit më parë. Për shkak të pandemisë, rrogat e tyre u përgjysmuan në 2.400 dollarë.
Qeveria drejtoi gishtin nga opozita, duke hedhur akuza të rënda se po nxit këtë situatë, për të dëmtuar shtetin shqiptar si dhe për të rritur pakënaqësinë te qytetarët.
Ministrja Belinda Balluku deklaroi se midis kontrollorëve, “janë 5 prej tyre që janë kthyer në masha të politikës”, por pa bërë me dije emrat.
Megjithatë, me shumë mundësi Balluku i referohet kontrollorëve që deklaruan paaftësi në punë dhe për rrjedhojë u shkarkuan. Ata janë: Flora Ndreca, Muhin Mezini, Nelton Shabani, Gentian Hodo dhe Edvin Bakiri.
Më poshtë po publikojmë fotot e disa prej kontrollorëve të AlbControl, që janë deklaruar “të paaftë” për punë, për shkak të stresit. (newsbomb)