Shqipëria renditet vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor sa i përket ritmit të vaksinimit të popullatës dhe mbi mesataren e Bashkimit Evropian.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes rrjetit të saj social Facebook, ka publikuar një grafik nga “Our World in Data” në të cilin paraqitet krahasimi i ritmeve të procesit të vaksinimit në Shqipëri në krahasim me vendet e rajonit dhe Bashkimin Evropian.
Manastirliu shkruan ky ritëm nuk do të ndalet për asnjë moment në fushatën e vaksinimit, deri kur të realizohet plani i vaksinimit të gjysmë milioni brenda muajt dhe e gjithë popullata brenda pranverës së vitit të ardhshëm./ b.h