Ministrja Belinda Balluku tha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se nuk ka hequr nga puna asnjë person që ka qënë me partinë Demokratike apo LSI-në. Teksa ishte në një lidhje me ‘Skype’, ministrja tha se njëri nga djemtë që punojnë në Rinas është shef shtabi i një nga deputetëve të PD në Shkodër.
“Nuk kam hequr nga puna asnjë të PD dhe asnjë të LSI. Njëri nga djemtë aty është shef shtabi i njërit nga deputetët në Shkodër për PD. Hape FB e Sali Berishës. Është organizuar nga njerëz të angazhuar politikisht. Greva financiare ka datën e gjyqit, e ka më datë 9. Dy javë para zgjedhjeve është politike sepse drejtohet nga persona që kanë funksione politike në këtë fushatë”, tha Balluku.
g.kosovari