Kryeministri Edi Rama kanë paralajmëruar sot nisjen e veprimeve ligjore ndaj kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët kanë pezulluar punën për shkak të protestës për rritjen e pagave të tyre.
Me anë të mesazhi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve.
Rama shkruan se Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!
— Edi Rama (@ediramaal) April 7, 2021
g.kosovari
Mos i le kusur antishtetit .Po nuk punuan te largohen