Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Kreshnik Çollaku, kërcënon se nëse do ketë probleme me votën, ai bashkë me stafin e tij elektoral do organizojë rezistencë.
Këtë deklaratë Çollaku e bëri gjatë emisionit “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24. I njohur brenda së djathtës si ‘kameleon’ që lëvizte herë nga Berisha te partia e formuar nga Pollo, Çollaku është një personazh që prezantohet në media si diplomat.
Ish-mësuesi i gjuhës italiane kujtojmë se ka ka konkurruar disa herë si deputet dhe për kryetar bashkie me Partinë Demokrate e Re.
Mirëpo ja çfarë thotë teksa pyetet se si do t’i mbrojë votat:
Votat, qytetarët dhe banorët e Dibrës, demokratët, opozitarët por edhe socialistët e ndershëm do ti mbrojnë fizikisht ashte siç mbrohen votat. Dhe e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgejdhur në çdo vend demokratik të botës. Në SHBA kemi parë se si regon populli kur mendon se vidhen zgjedhjet. Që të mos ketë ngjarje të tilla në qarkun e Dibrës më mirë ustallarët e vjedhjes së votave t’i rrinë larg kësaj aventure se mund të lënë duart brenda.
/a.r