Sulmet me bombë të Shtetit Islamik në verilindje të Sirisë kanë vrarë të paktën 50 persona dhe kanë plagosur 80 të tjerë, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë kurde që kontrollon zonën.
Qyteti në provincën verilindore Hasaka kontrollohet nga ushtria kurde YPG e cila lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik e përkrahur nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Luftëtarët kurdë kanë avancuar dukshëm kundrejt militantëve islamikë javët e fundit duke i marrë disa zona të qytezës Al Houl.
Shpërthimet ndodhen në afërsi të një spitali, tregu dhe afër një kompleksi banesor.