Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Ermir Lekstakaj nga fshati Balldre e Lezhës u arrestua për llogari të autoriteteve italiane.
Gjykata e Firences e ka dënuar me 11 vite e 7 muaj burgim për trafik droge, pjesëmarrje në grup kriminal, plagosje, rrëmbim personi dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijon procedurat për ekstradimin e këtij Ermir Lekstakaj drejt Italisë.
/a.r