1528- Vdes piktori dhe grafisti gjerman Albrecht Dürer, i njohur për portretet e tij me vlera të mëdha artistike dhe dokumentare dhe gdhendjet e jashtëzakonshme në dru dhe bakër (“Apokalipsi”, “Pasioni i Madh”, “Jeta e Nënës së Zotit”).
885- Vdiq Metodi i Selanikut, i cili së bashku me vëllanë e tij të vogël Cirilin ishte edukatori i parë sllav dhe krijuesi i alfabetit të parë sllav Glagolitik.
1971- Vdiq nw Nju Jork kompozitori Igor Stravinsky, një nga themeluesit dhe ithtarët kryesorë të “muzikës së re” të shekullit të 20-të. Baletet e tij “Zogjtë e zjarrit”, “Shenjtërimi i Pranverës” dhe shumë vepra simfonike, opera dhe oratorios shënuan krijimtarinë muzikore të shekullit të kaluar.
2009-Një tërmet me madhësi ndërmjet 5.8 dhe 6.3 të shkallës Rihter goditi zonat e Italisë qendrore. Tërmeti vrau më shumë se 260 njerëz, shkatërroi qytete mesjetare dhe la më shumë se 28,000 njerëz të pastrehë. BETA