Ka dy vizione për vendin tonë, njëri prej të cilit ai i së djathtës ekstreme, që predikon ndarjen, deklaroi sot kryeministri francez, Manuel Valls.
”Kjo ndarje mund të na çojë drejt një lufte civile”, theksoi Valls për radion ”France Inter”.
Franca u zgjua e tronditur më 7 dhjetor nga avancimi historik i Frontit Kombëtar (FN) në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale.
Të paktën 18 muaj nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale, francezët mund të shohin tashmë FN-në si forcën e parë politike në vend.