Kina tërhoqi mbi 520 miliardë dollarë amerikanë investime të huaja vitin e kaluar, 81 % më shumë se në vitin 2019, bëri të ditur Administrata e Këmbimit Valutor në një raport të publikuar ditët e fundit.
Me rimëkëmbjen e qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit, investimet e huaja të drejtpërdrejta në pjesën kontinentale të Kinës u rritën 14 % vjet. Ndërkohë, fluksi i investimeve të huaja në tregun kinez të letrave me vlerë arriti 254.7 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje 73 % në krahasim me 2019-n.
Sipas raportit, investimet e huaja neto në bonot kineze u shtuan 86 %, duke kapur vlerën 190.5 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa në aksione arritën në 64.1 miliardë dollarë, 43 % më shumë në krahasim me vitin 2019.
Ndërkohë, investimet e drejtpërdrejta kineze jashtë vendit u ulën 20 % për shkak të ndikimit të përhapjes së COVID-19 në mbarë botën.
Në raport vlerësohet se shtimi i dukshëm i investimeve të huaja në tregun e letrave me vlerë ka ardhur nga perspektiva e mirë e zhvillimit ekonomik, politika e matur monetare dhe hapja e nivelit të lartë e tregut financiar të Kinës.