Nesër fillon vaksinimi ndaj COVID-19 për farmacistët në Tiranë. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i kërkon farmacistëve që janë të interesuar të plotësojnë një formular online.
Më pas këto formularë do i dërgohen qendrave të vaksinimit.
Më herët UFSH u ankua në media se si punonjës të shëndetëssisë, të rrezikuar, nuk po vaksinoheshin nga autoritetet.
NJOFTIMI NGA URDHRI I FARMACISTËVE
Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qëndrave të vaksinimit.
/a.r