Kandidati republikan Donald Trump, mesa duket nuk ka ndërmend të ndalojë në artikulimin e deklaratave dhe pozicioneve që ndjellin jo vetëm indinjatë dhe habi por edhe vëmendje të shtuar mediatike.
Pas mendimeve të tij se muslimanët nuk duhen pranuar në SHBA apo se interneti duhet mbyllur, Trump ka shtuar se nëse fiton garën presidenciale, do propozojë një dekret, që kushdo që vret një oficer policie, të dënohet me vdekje.
“Nëse fitoj zgjedhjet do propozoj një dekret për ta bërë të detyrueshëm dënimin me vdekje për këdo që vret një polic”. Dua t’ju them forcave të policisë që nuk do ti zhgënjej. Puna që ju bëni nuk është e dorës së dytë dhe këtë e dinë të gjithë në Amerikë”- tha Trump.