Për të bërë biftekun në zgarë dhe për t’u nderuar tek miqtë apo të ftuarit, duhet të keni parasysh disa rregulla.
- Mishi nuk duhet të jetë i ftohtë, por në temperaturë ambienti.
- Zgara duhet të jetë shumë shumë e nxehtë në momentin që do të vendosni biftekun ndryshe sipërfaqja e tij do të thekërriset menjëherë. Por, nëse zgara është mjaftueshëm e nxehtë bifteku në brendësinë e tij do të ruajë gjithë lëngun dhe do të qëndrojë më i butë.
- Duhet ta kriposni vetëm pasi është pjekur kështu që mishi nuk do t’ju forcohet. Kjo ndodhvetëm me kripën e imët pasi me kripën e trashë, po ta shtoni te zgara, mishi do të marrë shije, por nuk do të forcohet pasi kripa e trashë shkrin me vonesë.
- Për sa i përket pjekjes duhet ta piqni 3-4 minuta nga çdo anë dhe të mos e shponi kurrë mishin me pirun. Ndryshe lëngjet dalin nga mishi dhe në fund do të kemi një biftek të thatë.
Receta:
Përbërësit: Biftek, rozmarinë, kripë dhe piper i zi, hurdhra dhe limon sipas dëshirës.
Nxehni zgarën mirë dhe kur të ketë arritur temperaturën vendosni në të biftekun. Shtoni piper të zi dhe rozmarinën, lëreni të piqet nga një anë për 3 minuta pastaj kthehejeni. Fikni zgarën dhe kriposeni. Sipas dëshirës mund t’i shtoni hurdhëra sipër për aromë dhe lëng limoni nëse ju pëlqen i marinuar. Shërbejeni sipas dëshirës me një sallatë stine, patate furre, perime të ziera apo zgare.