Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në qeli Skënder Vathin, i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias.
Raportohet për “BalkanWeb” se ai kërkoi nga Apeli ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në masë më të butë, por Apeli ia rrëzoi kërkesën.
Vathi nuk e pranoi në asnjë moment akuzën e ngritur nga prokuroria. Ndërkohë tre të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bëre ankim të masë së sigurisë.
24-vjeçari Shyti ka rrëfyer para grupit të hetimit se si ka ndodhur vrasja e Sofias në 25 shkurt. Deri më tani burime nga prokuroria e kryeqytetit thonë qe nuk ka persona të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje.
Ndërkohë akoma nuk është vendosur nëse dosja do të kalojë për hetime të mëtejshme në SPAK. Behar Sofia u vra në 25 Shkurt pranë piramidës./ b.h