Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë dy mandateve.
Teksa na ndajnë 19 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa është ulur numri i vrasjeve vitet e fundit.
Më pas ai ka faktuar se numri i vrasjeve është ulur me 51,4%.
Rama shkruan se në 7 vite numri i vrasjeve është përgjysmuar, nga 107 që ishin në 2013, në vetëm 52 në vitin 2020.
“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.