Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje të tjera lidhur vrasjen e “Kumbarit të Shkodrës”, Bardhok Pllanaj. I ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka bërë me dije se brenda makinës së Pllanajt, ishin gjetur vetëm dy telefona celularë dhe asgjë tjetër.
Madje ai shtoi se një prej aparatëve ishte thyer plotësisht nga plumbat, ndërsa tjetri ishte sjellë në Tiranë.
“Ka qenë në shërbim prove zotëria sepse ka qenë i dënuar për ndërtim paleje. Ishet dënuar me 3 vite burg dhe ishte lënë për 5 vjet në shërbim prove. Nuk duhet të mbante armë. Makina është kontrolluar, dy telefona janë gjetur atje. Njëri ishte bërë copë-copë nga plumbat. Tjetri është sjellë për ekspertim elektronik në Tiranë,”-tha Qyno.
Gazetari Artan Hoxha bëri të ditur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se Bardhok Pllanaj nuk ishte person shumë i rrezikshëm që mund ti dërgonte problemet e tij te pushka.
Teksa fliste për të shkuarën e ‘Kumbarit’, Hoxha tha se kjo e bënte të dallueshëm nga të tjerët si dh u vra në një mënyrë shumë makabre.
Fevziu: Ishte i rrezikshëm?
Hoxha: Nuk i çonte problemet e veta tek pushka. Kjo ishte gjëja që e dallonte nga gjithë të tjerët dhe prandaj ka bërë shumë çudi dhe ka shkaktuar tronditje. Ka bërë çudi si është e mundur që u vra në një mënyrë kaq barbare.
g.kosovari